Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Daut Haradinaj, ka vizituar sot fabrikën e tekstilit Arta Tex në Pejë me pronar Gazmend Mustafa dhe të birin e tij Arbër Mustafa.
Daut Haradinaj ka thënë se krijimi i kushteve për prodhuesit vendorë është obligim i qeverisë.
“Krijimi i kushteve për prodhuesit vendorë nuk duhet të jetë vetëm dëshirë, por obligim i qeverisë. Albini, edhe pas katër vitesh në pushtet, i ka ngulfatur ata në të gjitha aspektet, sidomos pas heqjes së taksës ndaj Serbisë. Ai ende vazhdon me premtime boshe, sikur të mos kishte qenë kurrë në krye të qeverisë”, ka thënë Daut Haradinaj.
Haradinaj ka vizituar sot fabrikën e tekstilit Arta Tex në Pejë.
“Sot isha në vizitë në fabrikën e tekstilit Arta Tex në Pejë me pronar Gazmend Mustafa dhe të birin e tij Arbër Mustafa, e cila numron mbi 150 punëtorë, tash e mbi 4 dekada në funksion. Këto biznese që gjenerojnë të ardhura dhe mbajnë gjallë shumë familje, gjenerojnë taksa për arkën e shtetit, pikërisht këto biznese u fyen pak ditë më parë nga kryeministri”, është shprehur Haradinaj.
Ai ka shtuar se degradimi i Pejës do të marr fund me 9 shkurt.
Kjo vizitë e Haradinajt në këtë biznes vije pas vizitës që kryeministri Kurti ia kishte bërë. Vizita e Haradinajt mund të konsiderohet edhe si një sinjal për këtë biznes pejan por edhe të tjera që janë sulmuar nga Kurti në mënyrën më të ulët të mundshme.
Sinjali mund të jetë se bizneset nuk duhet të frikësohen nga hakmarrja e Qeverisë apo cilido politikan që ka bindje tjera për funksionimin e ndërmarrjeve private në Kosovë. /Ballkani.info/







