Cila ishte arsyeja e rrahjes mes shqiptarëve në aeroplan? Media zvicerane zbulon çka janë ata mes vete

Media zvicerane Blick.ch, ka raportuar për rrahjen mes shqiptarëve në aeroplanin, që ishte nisur nga Prishtina për në Bazel.

Skenat e rrahjes përshkruhen si shkatërruese. Sipas një lexuesi të Blick, dy personat që u rrahën mes vete janë vjehrri dhe dhëndrri.

Ata ishin grindur me njëri-tjetrin edhe para fluturimit, përcjell bota sot.

Përplasja mes tyre, ka vazhduar edhe në parkingun e aeroportit në Zvicër. Por, atje ka ndërhyrë policia dhe ka arrestuar dy personat.

Shkaku i rrahjes ende nuk është bërë i ditur.