Cikalleshi gabon nga pika e bardhë e penalltisë

Kombëtarja e Shqipërisë ishte afër të dyfishonte epërsinë ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e vlefshme për fazën parakualifikim në Euro 2024.
Sulmuesi që luan në Arabinë Saudite, Sokol Cikalleshi nuk shënoi nga pika e bardhë e penalltisë, shkruan Lajmi.net

Në minutën e 32’të, Cikalleshi gaboi nga 11-metërshi. Në fakt ishte portieri kundërshtar që bëri një pritje fantastike.

Kujtojmë që golin për 1 me 0 në të mirë të “Kuqezinjëve” e shënoi Nedim Bajrami në minutën e 20’të.