Cikalleshi debuton me gol, i shënon Kariusit (VIDEO)

Sokol Cikalleshi e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën te skuadra e tij e re, Akhisar.

Sulmuesi kavajas u transferua para pak ditësh te kjo skuadër pas përfundimit të marrëveshjes së huazimit me Goztepen.

Sot ai ka luajtur ndeshjen debutuese, por për fat të keq, Akhisari humbi ndaj Beshiktashit me rezultatin 1-3.

Cikalleshi u fut me fillimin e pjesës së dytë, duke lënë menjëherë gjurmë dhe duke i shënuar në minutën e 82 portierit Loris Karius.

Shqiptari shënoi edhe në minutën e 64 me një shkëputje dhe finalizim të bukur, por anësori e anulloi pasi ishte në pozicion jashtë loje.

Mesa duket aventura te ekipi i ri ka nisur në mënyrë perfekte për sulmuesin e kombëtares shqiptare. /Joq/