Gjilan

Çifti nga Gjilani hap dyert e dyqanit për Fitër Bajram, ofrojnë rroba falas për njerëzit në nevojë

Rroba falas për Fitër Bajram. Ky është gjesti i veçantë që një çift nga Gjilani bën për familjet në nevojë.

Çifti, ka një dyqan e bën këtë bamirësi prej disa vitesh.

Në një intervistë për “ABC-ja e mëngjesit”, ata treguan se këtë vit kanë pasur shumë kërkesa jo vetëm nga Kosova por dhe Shqipëria. Ata treguan se deri më tani kanë dhuruar 400 pako.

“Nuk është hera e parë. Ka 6 vite që dhurojmë, por kësaj here e kemi bërë lajmërimin më herët. Zakonisht e bëjmë një ditë para festës. Tani e kemi bërë lajmërimin dy tre ditë përpara dhe ka pasur kërkesa prej tërë Kosovës edhe prej Shqipërisë për rroba për ata njerëz që kanë vërtetë nevojë. Ne e kemi bërë këtë falë profesionistit si instrumentist. E kemi bërë për zot dhe njerëzit në nevojë”, u shpreh Gëzimi.