Çedomir Stojkoviq, avokati i politikanit opozitar serb, Nikola Sanduloviq, ka bërë homazhe te varri i Blerina Jasharit në Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz.

Pas homazheve, avokati serb ka vizituar edhe muzeun e Jasharajve, ku ka dëgjuar për krimet e tmerrshme serbe.

Në një prononcim para gazetarëve, ai ka thënë se nesër do të shkojë ne Beograd dhe se nuk frikohet sepse sipas tij, është obligim të bëjë atë që është e drejtë dhe e duhur.

“Do të shkoj në muze dhe të shoh se çfarë ka ndodhur këtu. Do të shkruaj këtë në librin tim”, ka thënë ai.

@ballkani.info Ciceroni i Kompleksit të Jasharajve ia rrëfen historinë avokatit serb, “U vra një grua shtatzënë. Pastaj u vra Adem Jashari dhe familja e tij”. #ademjashari #kosova #lufta #prekaz #histori ♬ original sound – Ballkani.info

Stojkoviq ka shkruar se pas këtij veprimi do të dorëzohej tek autoritetet e Beogradit për t’i sfiduar “që të tregojnë se në Serbi ekziston një rregull i ri anti-evropian, anti-civilizim dhe vandal, sipas të cilit çdo vendosje lulesh në varret e fëmijëve shqiptarë dënohet me rrahje dhe burg”. /Ballkani.info/