Chrome sjell ndryshimin e shumëpritur në Android

Google ka premtuar rritje të performancës dhe shpejtësisë me versionin e ardhshëm Chrome 85 në macOS dhe Windows. Por tani gjiganti i kërkimit në internet pretendon se shfletuesit konsumon më pak bateri në Android.

Kompania ka lëshuar një përditësim për një version beta të Chrome që redukton aktivitetin e tabeve të cilat nuk janë në përdorim ndërsa përdoruesit janë të zënë me punë tjera.

Gjërat do të ndryshojnë me versionin e ri të Chrome në Android sepse kompania do ti “fikë” këto tab deri në momentin që fillon përdorimi i tyre.

Në të kaluarën Google ka lëshuar disa opsione të reja për Chrome të cilat reduktojnë performancën e impaktin e tabeve të cilat janë të hapura por nuk janë në përdorim aktualisht.

Ky opsion që është ofruar në desktop tani po vjen edhe në mobile. Ndryshimi do të thotë se më shumë fuqi do të jetë e disponueshme për tabet në përdorim. Në terësi do të rrisë jetëgjatësinë e baterisë së smartfonëve Android dhe përmirësuar menaxhimin e RAM.

Opsioni aktualisht ofrohet vetëm për pajisjet Android dhe Chromebook. Në desktop Chrome ka përmirësuar shpejtësinë e hapjes së faqeve me 10%.