Christian Pulisic: Do të jem gati për të shtunën

Numri 10 i SHBA është i lumtur me lojën dhe golin e shënuar, derisa pësoi një lëndim që e dërgoi atë në spital

Christian Pulisic është njëri prej futbollistëve më të mirë dhe më të rëndësishëm në skuadrën e SHBA nën drejtimin e Greeg Berhalter, kurse ylli i Chelsea FC është shfaqur si një prej më të mirëve për skuadrën e tij, ashtu si mbrëmë ku shënoi dhe ata fituan kundër Iranit në ndeshjen kryesore për ta kaluar grupin.

Gjatë lojës në të cilën ai hapi llogarinë për herë të parë në Botëror, Pulisic u përplas me portierin e Iranit dhe kaloi disa minuta në dhimbje derisa ishte i shtrirë në fushë.

Ai arriti që të vazhdojë deri në fund të pjesës së parë por nuk hyrë në fushë në 45 minutat e dytë pasi që Gregg Berhalter dhe stafi i tij trajnues vendosi më të mirën për të duke e dërguar atë në spital.

Pulisic thotë se do të jetë i gatshëm të përballet me Holandën

Christian Pulisic ka dhënë gjak, djersë dhe lot për Shtetet e Bashkuara të Amerikës në fushën e futbollit dhe edhe njëherë e dëshmoi këtë gjatë ndeshjes së SHBA kundër Iranit, por nuk kishte ndodhur më parë që pas shënimit të përplasej dhe ai gol të jetë i fitores.

Futbollisti është dërguar në spital, nga i cili ai postoi që ishte shumë krenar me shokët e tij të skuadrës që siguruan fitoren pas largimit të tij dhe i siguroi të gjithë që ai do të jetë gati për ndeshjen e 1/8-ës së finales kundër Holandës.

Federata Amerikane e Futbollit ka thënë se Pulisic ka një lëndim abdominal dhe është dërguar në spital që të kontrollohet. /GazetaExpress/