Chris Hemsworth dhuron shumën e madhe për Australinë

Aktori i njohur ka dhënë shumën e madhe për të luftuar zjarret në Australi.

Aktori Chris Hemsworth ka vendosur të japë donacion prej 1 milion dollarësh për të luftuar zjarret në Australi.

Këtë gjë e bëri të ditur vet ai përmes një postimi në Instagram, ndërsa bëri thirrje edhe tek të tjerët që kanë mundësi të ndihmojnë, të veprojnë njësoj.

“Përshëndetje të gjithëve. Sikurse ju, edhe unë dua të mbështes luftën kundër zjarreve këtu në Australi. Familja ime dhe unë po kontribuojmë një milion dollarë. Shpresojmë që edhe ju të mund të futni edhe disa. Çdo qindarkë llogaritet, kështu që çdo gjë që mund të mblidheni vlerësohet shumë. Në biografinë time unë kam shtuar një lidhje për të mbështetur zjarrfikësit, organizatat dhe bamirësit gjatë kësaj kohe shkatërrimtare dhe sfiduese. Përtej mirënjohjes për të gjithë në mbarë botën për dëshirat dhe dhurimet e tyre. Me të vërtetë ka një ndryshim”, tha ai.

Ndërsa, përveç Hemsworth, shuma të mëdha dhuruan edhe të famshëm të tjerë, përfshirë edhe këngëtaren Pink, e cila si donacion ka dhuruar 500 mijë dollarë.