Chiesa i lumtur te Fiorentina

Pavarësisht interesimit të madh nga top klubet italiane, Federico Chiesa është i fokusuar vetëm te Fiorentina.

Është raportuar se Interi, Juventusi dhe Napoli janë të gatshme të shpenzojnë 60 milionë euro për talentin italian, por vetë Chiesa i ka mohuar këto spekulime.

“Unë mendoj vetëm të dëshmoj vlerat e mija për secilën ditë, edhe pse shumat që fliten janë pak të ekzagjeruara. Tani fokusi im është te ndeshja ndaj Cagliarit të dielën. Jam i lumtur te Fiorentina”, nënvizoi Chiesa.

20 vjeçari tregoi se dëshiron të jetë pjesë e vazhdueshme e kombëtares italiane, derisa shtoi se nuk e ndjen vetën si një lojtar kyç te Italia për shkak se skuadra “azzurre” për momentin përbëhet nga futbollistë të ri.