Chiellini mungon gjashtë muaj

Juventusi ka konfirmuar se kapiteni Giorgio Chiellini do të mungojë rreth gjashtë muaj për shkak të operimit në gju.

Chiellini kishte këputur ligamentin në gjurin e djathtë javën e shkuar dhe ishte operuar në Austri të martën.

Në një njoftim të Juventusit konfirmohet se operacioni përfundoi me sukses, ndërsa ai pritet të kthehet në muajin mars.

loading…