Chelsea shkarkon drejtorin pasi i dërgoi foto dhe video nudo menaxheres së futbollit

Klubi anglez i futbollit Chelsea ka shkarkuar drejtorin komercial, Damian Willoughby për dërgimin e “mesazheve të pahijshme” për Katalina Kim, e cila është menaxhere financiare në futboll, raportojnë mediat britanike, transmeton Demokracia.com.

Willoughby u emërua drejtor komercial i klubit në fillim të shtatorit, pasi Chelsea u mor zyrtarisht nga biznesmeni amerikan Todd Boley.

“Dëshmitë e mesazheve të papërshtatshme të dërguara nga Willoughby përpara se të emërohej në Chelsea iu dhanë së fundmi klubit dhe klubi i ka hetuar ato”, tha një zëdhënës i klubit për Reuters.

Gazeta britanike “Telegraph” raporton se Catalina Kim vendosi t’ia përcjellë këto mesazhe kryetarit të biznesit të Chelsea, Tom Glick, pasi Willoughby u emërua drejtor komercial i klubit londinez.

Përveç mesazheve të turpshme, Willoughby i dërgoi Katalinës foto nudo dhe një video të pahijshme, të gjitha këto ndodhën në qershor 2021 kur ai me sa duket donte marrëdhënie intime me të./