Chelsea mposht Newcastle Unitedin

Chelsea ka arritur të marrë pikët e plota në udhëtim te Newcastle Unitedi në kuadër të Premier Ligës.

Qysh në minutën e dhjetë skuadra e Frank Lampardit kaloi në epërsi, pas autogolit nga Fernandez.

Kurse golin e dytë e shënoi Abraham në minutën e 65.

Chelsea tani është në vendin e pestë me 15 pikë, derisa Newcastle ka 11 pikë në vendin e 13.