Chelsea me fitore bindëse ndaj Crystalit

Chelsea ka shënuar fitore bindëse sot në shtëpi ndaj Crystal Palacet në kuadër të Premier Ligës.

Skuadra e Frank Lampardit shënoi fitore prej 4 me 0.

Chilëell shënoi golin e parë në minutën e 50, për të asistuar më pas për Zouman në minutën e 66.

Kurse dy golat e tjerë i shënoi Jorginho, që të dyja nga penaltia.

Pas katër xhirosh Chelsea ka grumbulluar shtatë pikë, derisa Crystal Palace ka një pikë më pak.