Chelsea kualifikohet me goleadë, shkëlqen Giroud. Napoli me humbje. Valencia shpëton në fund (VIDEO)

Pas fitores 3-0 në Stamford Bridge, Chelsea i Maurizio Sarri-t ka shkatërruar 5-0 Dinamo Kyiv në Ukrainë. Ishte Oliviuer Giroud i cili me tripletën e tij të përkryer (një gol me të djathtën, një me të majtën dhe një me kokë) ka kthyer në festë ndeshjen e kthimit. Golat e tjerë janë shënuar nga Marcos Alonso dhe talenti Hudson-Odoi. Një fitore bindëse e Chelsea-t, që është kualifikuar me lehtësi në çerekfinalen e Europa League.

Napoli është mposhtur 2-1 nga austriakët e Salzburg në Red Bull Arena, por falë fitores 3-0 në shtëpi një javë më parë do të avancojnë në fazën çerekfinale. Ishte Milik ai që zhbllokoi rezultatin me një roveshiatë të bukur brenda zonës, por Dabbur dhe Gulbrandsen kanë përmbysur gjithçka për vendasit. Një fitore morali për ta, ndaj një Napoli pretendent për të fituar kupën.

Guedes ka shpëtuar Valencia-n në sekondat e fundit të takimit ndaj Krasnodar duke siguruar kualifikimin për spanjollët. Pasi ndeshja e parë kishte përfunduar 2-1, rusët kanë gjetur golin që do t’u jepte kualifikimin në minutën e 85’, por në fund ishte Guedes që nuk e lejoi këtë gjë me golin e tij. Valenca shpëton për mrekulli.