Chelsea ia cakton çmimin Hazardit

Chelsea raportohet se ia ka caktuar çmimin prej 100 milionë funtesh yllit të skuadrës, Eden Hazard.

Reprezentuesi belg është në sezonin e shtatë në Stamford Bridge, ndërsa raportohet vazhdimisht se është cak i Real Madridit.

Ai po hyn në vitin e fundit në kontratë, ndërsa nuk raportohet se negociatat për të po vazhdojnë pozitivisht.

Sipas “The Telegraph”, 28-vjeçari dhe Chelsea janë të vendosur të merren vesh për të ardhmen përfundimisht deri në fund të janarit.