Chelsea ka vendosur ta mbajë brazilianin Willian, të cilit po planifikon t’ia vazhdojë kontratën. Në këtë vendim të “Blues” ka ndikuar edhe ndalesa për të bërë transfere, dënim të cilin e mori klubi londinez

Chelsea ka vendosur t’ia vazhdojë kontratën Willianit, shkruan “The Daily Express”.

Menaxheri i “Blues”, Frank Lampard do ta preferonte shitjen e futbollistit brazilian, por dënimi që e mori Chelsea me ndalesë të transfereve gjatë kësaj vere, e ka detyruar klubin anglez që ta mbajë 30 vjeçarin dhe ta shpërblejë atë me kontratë të re.

Willian ka kontratë edhe një vit me “Blues”, ndërsa ishte bërë objekt interesimi për Barcelonën e Paris-Saint Germainin gjatë kësaj vere.

Sidoqoftë, futbollistin kualitativ ofanziv do ta shohim së paku edhe një vit në Premierligë.