Klubi londinez, Chelsea ka në plan një s’pastrim masiv të skuadrës për të mbledhur fonde të konsiderueshme pas shpenzimeve të mëdha të bëra deri tani këtë verë për blerjen e disa lojtarëve.

Sipas mediumit The Athletic, Chelsea është i bindur se do të shesë mjaftueshëm lojtarë për të përmbushur rregullat financiare këtë verë.

Për ta arritur këtë, ata duhet të mbledhin mbi 300 milionë funte (350 milionë euro) nga shitja e lojtarëve për të kompensuar tarifat e paguara për Morgan Rogers, Maxence Lacroix, Marco Palestra dhe të tjerë.

Deri më tani, “Blutë” kanë shitur Andrey Santos (56 milionë euro), Marc Cucurella (55 milionë euro) dhe Tyrique George (21 milionë euro).