Vetëm barazim

Chelsea gabon ndaj Southamptonit

Southamptoni e ka ndalur Chelsean me një barazim pa gola të mërkurën në Londër, duke e siguruar një pikë tejet të vlefshme në luftën për të mbijetuar në Premierligë.

Skuadra e Maurizio Sarrit po vinte në këtë takim nga dy fitore radhazi në dy javët e fundit , dhe mund të jetë vlerësuar favorit i madh në letër ndaj një Southamptonit në krizë dhe në luftë për mbijetesë.

“The Blues” ishin të pafuqishëm të gjenin rrjetën e portës së vizitorëve dhe si pasojë e mbyllen ndeshjen me barazim pë herë të pestë këtë edicion.

Chelsea ishte domiues ndaj “The Saints” sidomos në pjesën e parë, duke gjetur kornizën e portës gjashtë herë nga 17 tentime, por asnjëherë rrjetën e portës.

Në anën tjetër, Southamptoni pati vetëm dy tentime në kornizë gjatë gjithë ndeshjes.
Në fakt, Alvaro Morata shënoi një herë për Chelsean, por goli i tij u analua për pozitë jashtë loje, 20 minuta para fundit.

Ky barazim ia rrezikon Chelseat pozitën e katërt, që dërgon në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, pasi tani grumbullon 44 pikë, vetëm tri më pak se Arsenali dhe gjashtë më pak se Manchester Unitedi.

Ndërkohë, Southamptoni, përkundër një pike të rëndësishme, bie në pozitën e 18-të me 16 pikë, dy më pak se Newcastle United, Burnley dhe Cardiff që kanë nga 18 në tri pozitat më lartë