Roma mund të humbasë një tjetër talent të artë në merkaton e kësaj vere.

Bëhet fjalë për turkun Cengiz Under i cili aktualisht është i dëmtuar. Lojtari në fjalë shikohet nga drejtuesit e Chelseat si pasuesi i mundshëm i Eden Hazard i cili pritet të largohet nga “Blutë e Londrës” në drejtim të Real Madridit gjatë verës së ardhshme.

Megjithatë për presidentin rus të Chelseat Roman Abramovich nuk do të jetë e thjeshtë të bindë Romën të lejojë largimin e lojtarit turk sepse pas emrave të tillë si Salah, Allison, Strotman e Nainggolan, klubi verdhekuq nuk është i gatshëm të humbasë një tjetër yll.