Real Madridi ende duhet të presë për sigurimin e shërbimeve të Eden Hazard teksa “The Blues” po ngulmojnë fort, madje kanë avancuar në bisedime.
Ata shpresojnë të rinvojnë kontratën e yllit belg. Pra, Chelsea nuk ka hequr dorë nga shpresa për ta mbajtur Eden Hazard. Palët janë në bisedime intensive për të arritur një marrëveshje të re, sipas “le10Sport”.
Kontrata aktuale e Hazard skadon në vitin 2020. Ai nuk e ka mbajtur sekret dëshirën për të luajtur me Real Madridin, por gjigantët e La Ligas ende nuk kanë një qasje konkrete për yllin e Belgjikës.
Me ndalimin e transferimeve të Chelsea, pas vendimit të FIFA-s, dhe mundësinë që Real Madridi nuk do të pajtohet me çmimin e bluve të Londrës për Hazard, lojtari në fjalë nuk mund të largohet nga “Stamford Bridge” këtë verë.







