Chamberlain lëndohet sërish, kthehet në vitin 2020

Alex Oxlade-Chamberlain po vuan nga dëmtimi i ligamentit të kyçit të këmbës, konfirmoi trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, me anglezin që do të kthehet në vitin 2020.

“The Reds” kanë për të luajtur edhe dy ndeshje para fillimit të vitit kalendarik.

Ndeshja e ‘Boxing Day’ me Leicester City do të pasohet nga takimi në shtëpi me Wolves të dielën.

Oxlade-Chamberlain nuk do të luajë në këto dy ndeshje pasi u detyrua të zëvendësohet në finalen e Kupës së Botës për Klube ndaj Flamengos.

Mesfushori 26-vjeçar mbeti në paterica në triumfin e skuadrës së tij si ekipi më i mirë në botë.