Challandes: Nesër duhet të bëjmë një ndeshje të madhe, nuk iu tregoj kush luan në vend të Muriqit

Kosova ka mbajtur konferencën për media në prag të ndeshjes së nesërme ndaj Çekisë.

Në këtë konferencë të pranishëm ishin përzgjedhësi Bernard Challandes, si dhe lojtari Valon Berisha.Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes fillimisht u shpreh se Kosova është gati për ndeshjen ndaj Republikës Çeke.“Natyrisht që jemi të gatshëm për këtë ndeshje dhe nëse nuk do të ishim të gatshëm duhet të qëndronim në Prishtinë dhe jo të udhëtonim për këtu. Mungesa e Muriqit është problem i madh, nuk kemi lojtarë që do të mund ta zëvendësoj Muriqin, por e rëndësishme është që të luajmë si skuadër”, tha fillimisht Challandes.Për fitoren e Çekisë ndaj Anglisë, zvicerani tha se nuk ka qenë befasi për të duke ditur edhe cilësitë e kombëtares çeke.

“Nuk mund të them që ka qenë befasi fitorja e Çekisë ndaj Anglisë, të paktën për mua jo. E di që Anglia është skuadra më e fortë në grup, mirëpo i di edhe cilësitë e kombëtares çeke. Normalisht që fitorja e Çekisë na ka komplikuar punët në rrugën tonë drejt kualifikimit në kampionatin evropian”, pohoi ai.

I pyetur se kush do të luajë në vend të Muriqit, Challandes nuk e tregoi emrin duke pohuar se nuk është puna e tij që në konferencën për shtyp ta zbulojë formacionin për ndeshjen e nesërme.“Është puna ime për të vendosur për të vendosur formacionin por jo për të treguar se kush duhet të luajë në vend të Muriqit. As trajneri çek nuk ka treguar kush do të luajë në vend të Patrick Shick, kështu që as unë nuk do ti tregoj se kë do ta vendosi në vend të Muriqit”, shtoi Challandes.

Challandes në fund gjithashtu u shpreh se tek Kosova nuk ka presion, dhe duhet ta shijojmë faktin se jemi këtu ku jemi, një ndeshje larg kualifikimit për në kampionat Evrop“Mund të them se ne e dimë kush jemi edhe kush është Çekia. Nuk është se kemi shumë presion, por ne këtë moment e vlerësojmë jashtëzakonisht faktin se ku kemi arritur, jo se pse kemi përball Republikën Çeke por që jemi një ndeshje larg kualifikimit”, përfundoi Challandes.Ndeshja mes Republikës Çeke dhe Kosovës zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45.

loading…