“Çfarë të mbjellësh, e korrë”, zyrtari i LDK’së reagon pas grafiteve në shtëpinë e Graincës

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar pas grafiteve në shtëpinë e deputetes së VV’së, Adelina Graincës.

Sipas Gecajt, ndërrimi i partive është veprim i padinjitetshëm, derisa shkruarja e grafiteve në pronë private është veprim huliganesk.

“Miqtë thonë, “what goes around, comes around”, e ne themi, “çfarë të mbjellësh, e korrë”.

Ndërrimi i partive si këmishën e trupit është veprim i padinjitetshëm … shkruarja e grafiteve në pronë private veprim huliganesk … derisa krim është hedhja e molotovëve në veturat dhe shtëpitë private”, ka shkruar Gecaj.