studentët

Çfarë shkruan “The New York Times” për protestën e studentëve në Shqipëri!

Jo vetëm në mediat shqiptare.

Protesta e sotme e studentëve në Shqipëri tërhoqi vëmendjen edhe të mediave botërore.

“The New York Times” shkruan se mijëra studentë të universiteteve publike kanë bllokuar një rrugë kryesore në kryeqytet, Tiranë, duke protestuar përpara Ministrisë së Arsimit.

“Ata thonë se do të bojkotojnë shkollën derisa kërkesat e tyre të pranohen”.

Ndërsa Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla njoftoi se pagesa e dyfishtë për provimet e përsëritura do të anulohej, por tha se qeveria nuk mund të bënte asgjë lidhur me tarifat”, citon prestigjiozja amerikane.