KQZ-ja nuk certifikoi listat e VV-së, AAK-së dhe Nismas, madje kësaj të fundit nuk ia certifikojë as subjektin.
Në këto rrethana partitë politike do të jenë të detyruara sidomos partia e Fatmir Limajt, që të ndjekë procedurat ligjore, transmeton Ballkani.info.
“Partitë që janë të pakënaqura nga votimet në KQZ-së brenda 24 orësh do të kenë të drejtë ankese në PZAP”, tha kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka.
Nëse vendimin dhe votimin e KQZ-së, e miraton edhe PZAP-i dhe nuk merr parasysh ankesa, atëherë palët kanë tjetër të drejtë, atë të ankimit në Gjykatën Supreme.
Krejt në fund nëse shterren këto dy mundësi, këto tri parti dhe disa subjekte më të vogla, kanë të drejtën e fundit, pra ankesën në Gjykatën Kushtetuese./Ballkani.info/







