“Çfarë po vjen”? Xhensila Myrtezaj bashkon forcat me këtë këngëtar të njohur

Bashkëpunimet ishin njëra ndër trendet e kësaj vere.

Artistët më në zë bashkuan forcat e tyre, duke sjellë hite të shumta, shkruan lajmi.net.

Por bashkëpunimet nuk kanë të ndalur.

Këtë herë bëhet fjalë për Xhensila Myrtezaj e cila ka bashkuar forcat me Kidda për një projekt të ri muzikor.

Të paktën kështu la të kuptohet Xhensila përmes ‘Instagramit’ duke publikuar edhe pak sekuenca të këngës.

Ky do të jetë bashkëpunimi i tyre i parë.