Në një status të orëve të vona të së premtes, zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka folur, në mënyrë jo edhe aq të qartë, për cilësinë e dhënies së pronave të paluajtshme dhe të paligjshme nga Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar.
Ai ka bërë një krahasim mes Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Sipas tij, në kohën kur Ministria e Drejtësisë është udhëheq nga “familja Haradinaj, përkatësisht AAK, agjencia përkatëse ka dhënë në shfrytëzim vetëm pasuri të luajtshme, konkretisht 5 vetura, 473 poqa elektrik dhe 3000 BICA të RROJES!!!”.







