Çfarë po paralajmëron Konjufca, thotë se Haradinajn s’duhet të tërhiqet nga kandidatura për president

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka komentuar edhe kandidaturën e  Ramush Haradinajt për president.

Konjufca në “Debat Plus” ka thënë se Ramush Haradinaj do të bënte një “budallallëk” të madh nëse do të tërhiqej nga garimi për postin e Presidentit.

“Nëse e shikon konstalacionin aktual në qeveri do të ishte një turp shumë i madh për Haradinajn nëse tërhiqet nga posti i presidentit ose bënë ndonjë zmbrapsje. Ramush Haradinaj momentalisht është jashtë politikës. Nëse shkohet në zgjedhje AAK gjithmonë i merr 10-11%. Ajo ka qenë gjithmonë në këto kuota dhe askush nuk e shantazhon me shkuarjen në zgjedhje të reja. Por atyre tjerëve nuk iu konvenon shkuarja në zgjedhje”, tha ai.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se AAK nuk ka asnjë arsye për ta votuar një president nga PDK-ja pasi sipas tij nuk kanë asnjë arsye.

Konjufca thotë se nuk përjashtohet bashkëpunimi me AAK nëse vjen momenti kur rrezikohet Kosova.

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje thotë se janë disa mundësi që vendi të mos shkojë në zgjedhje.

“Janë disa pazare që mund të bëhen. E para mund që LDK-ja të heq dorë nga pozita e kryeministrit. Me Hotin kjo nuk është e vështirë. Tjetra është që Veseli ta votojë Haradinajn për President. Dhe e fundit që është më pak e mundshme, AAK ta votoja pa kushte një president të PDK-së”, tha ndër të tjera Glauk Konjufca.