Çfarë po ndodhë në Mitrovicë: Edhe një vajzë tjetër sulmohet seksualisht

Një vajzë është sulmuar seksualisht gjatë ditës së djeshme në Mitrovicë.

Rasti është lajmëruar në polici rreth orës 17:30 dhe policia njofton se i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt pas arrestimit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti kishte ngacmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.”, thuhet në njoftim.

Vlen të theksohet se kohëve të fundit është raportuar për raste të shumta të ngacmimeve seksuale në këtë komunë.