Çfarë po ndodh mes Turqisë dhe Greqisë? Athina nis rekrutimet e reja

Greqia po kërkon që të forcojë ushtrinë nëpërmjet rekrutimeve të reja. Ministri i Mbrojtjes, Nikos Panagiotopoulos ka njoftuar se së shpejti qeveria do të marrë vendimin për të zgjatur shërbimin ushtarak nga 9 në 12 muaj të detyruara për të gjitha kategoritë e qytetarëve që mund ta kryejnë me detyrim.

Sipas tij, kjo do të ndihmojë që ushtria greke të forcohet me elementë të rinj, kryesisht në Evros ku do të vijnë shumica për të shërbyer.

Greqia ka tashmë probleme të mëdha në kufirin detar lindor, nga njëra anë me Turqinë dhe nga ana tjetër dyndjet e refugjatëve nga Afrika dhe Lindja e Mesme.