Çfarë nuk i tha Keisit, Stresi prish miqësinë me Roza Latin: S’e ul dot poshtë njeriun tim

Roza Lati dhe bashkëshortja e Stresit, Keisi, janë përfshirë në një sherr të bujshëm dhe gjithçka nisi nga një skeç i realizuar në “Why not”. Në skeç Roza dhe Stresi inskenuan momentin e arrestimit të reperit, por Keisi nuk e priti mirë këtë duke e akuzuar Rozën se ka prekur jetën e saj private dhe se po tallej me hallet e të tjerëve.

Roza ja ktheu përgjigjen Keisit publikisht me anë të disa postimeve në Instastory ku tregonte se deri tani nuk kishte folur për hir të Stresit.

“Duke qene se je femra qe ke ngrene buke te shtepia e shokut tim dhe ai te don fort, jam e detyruar te permbahem, te lija ditet te iknin dhe te pergjigjesha me vonese. Ç’lidhje ke ti ketu njehere? Une imitoj femrat shushunja qe te qepen nga hiçi, kam nxjerr mire te dashurin tend, ti ç’e ke kete fryme protagonizmi?  Me fal vajze po ti me çfarë merresh në jetë? Kreativitetin sa perqindje e ke? Pikerisht! Mos llap shumë”, shkruante Roza.

Pas sherrit të dy vajzave, ka reaguar më në fund Stresi. Në një postim në Instastory, reperi shkruan se e ka parim që të mos e lejojë kërkënd ta ulë njeriun e tij. Ky reagim vjen pikërisht pas fjalëve të Rozës kundrejt Keisit.

“Askush në këtë botë sa t’jem gjallë s’mundet me ul poshtë njeriun tim t’paktën në sy tim, është një parim që mbaj ndër vite. Në debate femrash s’kam ndërhyrë kurrë dhe as s’kam ndërmend të ndërhyj, por femrat mes vete i sqarojnë më mirë punët e tyre mendoj unë. Thjesht flisni nëpër inbox t’paktën ça keni e jo në publik”, shkruan Stresi.

Më vonë Stresi ka postuar edhe një foto me Keisin duke treguar se me bashkëshorten vazhdon të ketë marrëdhënie shumë të mirë.