Emisari i BE’së, Mirsolav Lajcak, pak më herët ka përfunduar takimin me kryetarin e LDK’së, Isa Mustafa teksa i është shmangur gazetarëve.
Pas takimit me LDK’në, Lajcak ka refuzuar t’u përgjigjet të gjitha pyetjeve të mediave, duke thënë se më vonë do të prononcohet.
Diplomati sllovak pritet të shkojë në selinë e AAK’së për t’u takuar me zyrtarët e kësaj partie.
Ndryshe, Lajcak ka arritur dje në Kosovë ku fillimisht është takuar me presidentin e vendit, Hashim Thaçi.






