Çfarë ndodhi në ‘Air Albania’ që shkaktoi panikë tek udhëtarët, kjo video shpjegon gjithçka

Një zhurmë e çuditshme në avionin e linjës “Air Albania” ka shqetësuar jo pak pasagjerët të cilët udhëtonin në aeroplan dhe po bëheshin gati për uljen në Rinas.

Denoncimi ka ardhur nga ana e ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka postuar këtë të premte videon e sjellë nga një qytetar në avion. Në të dëgjohet fare qartë një zhurmë e çuditshme që vjen nga avioni dhe më pas duartrokitjet e pasagjerëve pas ulje së aeroplanit në tokë.

Për më tepër lexoni postimin e Berishës dhe shikoni videon:

Pasagjeret e Air Rama i shqeteson nje zhurme e pazakonte ne avion!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e pasagjerit dixhital! sb

Pershendetje Avioni i Air Albania kishte nje zhurm qe nuk diheshe nga vinte qe Avionat e tjer nuk e bejn dhe mbasi u ul njerzit duartrokiten nga gezimi qe arriten shnosh e mir