Çfarë ka Vuçiq? Presidenti serb del nga frigoriferi për të hyrë në studion e debatit

Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po vazhdon të çudisë opinionin me veprimet e tij.

Pas videove virale në përurimin e një hekurudhe ku shihej duke bërë me dorë nga brenda trenit me lëvizje, e ku jashtë nuk ishte asnjë njeri, tani Vuçiq ka bërë një veprim tjetër sharlatanesk.

Ai është paraqitur në një nga debatet më të shikuara në Serbi, por që hyrja e tij në skenë ka lënë shumë për të komentuar.

Në skenë, ai ka hyrë nga një frigoriger që ishte vendosur në studion e debatit.

Videoja është shpërndarë me të madhe në Twitter.