Një alarm shtetëror është dëgjuar mëngjesin e së shtunës në kryeqytet.
Ai ka zgjatur dy herë nga 10 deri në 15 sekonda.
Zyrtarët policor i thanë Ballkani.info se alarmi i shtetit vetëm është testuar.
Edhe në ueb faqen e Komunës së Prishtinës, është paralajmëruar që do të bëhet testimi i alarmit këtë të shtunë.
Në njoftimin e këtij institucioni thuhet se provat e alarmit bëhen zakonisht të shtunën e parë të muajit.
Ndryshe, alarmi shtetëror ekziston dhe lëshohet për popull për raste emergjente shtetërore, si për kohërat e luftërave ashtu edhe për fatkeqësitë natyrore (gjendje e jashtëzakonshme)
/Ballkani.info/







