Në Ishujt Faroe

Çfarë i tha për Kosovën ish presidenti i Katalonisë, Puigdemont gazetarit kosovar?

Gazetari kosovar i Sportit, Driton Latifi ka takuar në Ishujt Faroe, ish presidentin e Katalonisë, Carles Puigdemont.

Në bisedën që ka zhvilluar me Puigdemont, Latifi ka treguar se temë ka qenë Kosova.

“Jam kundër sjelljes së Spanjës ndaj Kosovës. Ju duhet të vini të lirë pa probleme në Spanjë. Kosova duhet të pranohet në të gjithë organizatat ndërkombëtare. Shpresoj një ditë të vijë në Prishtinë. Suksese për ekipin e juaj e di se keni shumë lojtar të talentuar nëpër Evropë”, kanë qenë fjalët që Puigdemont ia ka thënë Latifit në Ishujt Faroe, atje ku Përfaqësuesja e Kosovës dje zhvilloi ndeshjen futbollistike.