Burim Ramadani foli për ftesat që lideri i LVV-së Albin Kurti i bëri AAK-së për takim.
Gjinit.
Ai zbuloi se çfarë i kërkoi Kurti në porosinë e fundit në WhatsApp Gjinit.
“I ka kërkuar takim edhe në nivelet më të ulta, jo vetëm në nivelet e liderëve, … por përgjigjja është e njëjtë: nga 26 qershori kemi ofertë, zotohu për ofertën, s’kemi nevojë të takohemi, ne nuk e kemi të rëndësishme daljen në fotografi, ai e ka shumë të rëndësishme, ndoshta ka shkuar edhe në Gjakovë me kqyr mos është Ardiani edhe me iu afru, por nuk është forma e funksionimit kjo”, u shpreh ai.
Ramadani nkomentoi edhe situatën në Kuvendin e Kosovës ku një qytetar bëri thirrje për vrasjen e Ramush Haradinaj.
Ramadani tha se për këtë përgjegjësia bie mbi ushtruesen e detyrës së Presidentes Albulena Haxhiu dhe kryesuesin e seancës së Kuvendit Avni Dehari.
“Kuvendi paska qenë thark i thive atë ditë e deri pasdite ku njerëzit janë futur në Kuvend pa kontrolluar”, tha ndër të tjera ai.
Duke iu atribuuar qytetarit që e bëri thirrjen më lart, tha se i njëjti nuk është mërgimtar.
“Janë sjellë në sallën e Kuvendit thuajse aty është vend proteste dhe njerëzit mund të çirren e të shajnë deputetët, unë besoj se përgjegjësinë Haxhiu dhe Deharin duhet ta japin dhe do ta japin herëdokurdo”, tha ai.







