Çfarë i ndryshoi mendjen Eliza Hoxhës, para tri javësh mohoi të jetë e angazhuar në PDK

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë ditur se PDK-së i është bashkuar artistja dhe arkitektja Eliza Hoxha.

Për kalimin e Hoxhës në PDK ishte komentuar edhe ditë më parë në media, teksa ajo ishte parë duke festuar për festën e 8 Marsit me gratë anëtare të kësaj partie në degën e Prishtinës.

Prezente në këtë festim të organizuar nga PDK-ja ishin edhe artiste tjera si: Zake Prelvukaj dhe regjisorja Burbuqe Berisha, transmeton Ballkani.info.

Ndaj këtyre publikimeve kishte reaguar vetë Eliza Hoxha përmes një statusi në Facebook, ku kishte thënë se qëndrimet dhe vendimet e saj që lidhen me sferën publike i bën publike vet.

Sipas saj edhe nëse një ditë do të angazhohet në sferën publike në një rol e pozicion tjetër me cilëndo parti do ta bëjë publike personalisht. /Ballkani.info

Statusi i plotë i Elizës: