Çfarë do t’ju thotë mijëra votuesve e përkdhelura e AAK-së që sonte ‘tradhtoi’ partinë?

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj befasisht është parë sonte në Kuvendin e Kosovës ku po votohet për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës.

Ajo me këtë gjest e ka shpërfillur vendimin e AAK-së që mos të pjesë në këtë seancë, duke ua kthyer kështu shpinën edhe mijëra votuesve të AAK-së, shkruan Ballkani.info.

Por, as vota e Reshitajt nuk po bën punë për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente. Votimi për Osmanin ka dështuar dy herë, pasi që nuk kishte kourum prej 80 votash.

Seanca aktualisht është në pauzë. /Ballkani.info/