Ngjarjet ditore

Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim anëtarin e Parlamentit Evropian, David McAllister.(Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)

Rreth 100 nxënës të shkollave të mesme nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci vizitojnë Kompleksin “Adem Jashari” në Prekaz (Ora 10:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencë për media, ku do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi mbi temën “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në:
Cili është progresi i institucioneve gjatë pjesës së parë të vitit 2018?” (Zyret e GPJP-së, ora 11:00)

Filharmonia e Kosovës mban konferencë për medie, në lidhje me koncertin e Korit të Filharmonisë – përmbyllës i Festivalit Ndërkombëtar të Vokalit në Prishtinë. (Objekti i Filharmonisë, prapa Ministrisë së Kulturës, ora 11:00)

Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, pret në takim deputetin e Parlamentit Evropian, David McAllister. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim rreth 100 nxënës të shkollave të mesme nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci. (Objekti i Qeverisë, salla P38, ora 12:00)

Promovohet libri me opinione për Luginën e Preshevës, i autorit Nexhmedin Saqipi. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 12:00)

Hapet pishina e tipit të mbyllur në Mitrovicë. (Kompleksi i qendrës multifunksionale “Omni Sport”, prapa ndërtesës së komunës, ora 12:00)

Rreth 100 nxënës të shkollave të mesme nga Presheva, Medvegja dhe Bujanoci vizitojnë parkun arkeologjik të Ulpianës afër Graçanicës (ora 14:00)

Nisma Socialdemokrate mban takim me strukturat drejtuese të degës së Nismës në Ferizaj. (Ferizaj, ora 15:00)

Teatri i qytetit të Prishtinës “Dodona” do të jep shfaqjen “Princi i vogël”. (Ora 12:00)

Hapja e ekspozitës “Queer Salon” . (Termokis, rruga ‘Ilaz Kodra’, ora 17:00)

Shfaqja e filmave “Kinematografia Shqiptare e viteve 90: Animacionet”. (Kinemaja Lumbardhi, ora 20:00)