Çfarë do të ndodhë sot në Kosovë?

Ngjarjet e datës 2 nëntor

Ministria e Administratës Publike organizon ceremoninë e fillimit të punimeve për ndërtimin e Shkollës Profesionale në Komoran të Drenasit. (Punishtja në Komoran, ora 09:00)

Vazhdon seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 10:00) Behën homazhe në fshatin Llugë të Podujevës, pranë obeliskut të heroit të kombit, Afrim Zhitia. (Ora 10:00)

Organizohet ceremonia e hapjes zyrtare të edicionit të parë të Panairit të Edukimit “Studioni në Francë”. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 10:00)

Mbahet takimi i Këshillit të Sigurisë së Trafikut Rrugor. (Ministria e Infrastrukturës, kati i dytë, salla B201, ora 10:30)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, merr pjesë në përurimin e Shkollës Fillore në fshatin Llozicë të Komunës së Malishevës. (Ora 11:00)

Organizata ÇOHU! dhe Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese – Preportr prezantojnë gjetjet e Preportr pas shqyrtimit të 955 tenderë me vlerë të madhe në Korporatën Energjetike të Kosovës gjatë viteve 2007-2017. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Komuna e Junikut organizon manifestimin “Ditët e Gështenjës”. (Kulla e Isufajt në Junik, ora 11:00) Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës dega në Ferizaj mban konferencë. (Selia e LDK-së në Ferizaj, ora 11:00) Policia e Kosovës fillon implementimin e projektit “Stop drogave në shkolla”. (Gjimnazi “Bedri Pejani” në Pejë, ora 11:30)

Në fshatin Llaushë të Podujevës, bëhen homazhe të përmendoret e heronjve të kombit, Fahri dhe Bahri Fazliu. (Ora 12:00)

Promovohet libri “Ekonomiksi i parasë, bankingut dhe tregjeve financiare”, i autorit Frederic Mishkin. (Qendrën Mediale Universitare të Kolegjit AAB, ora 13:00)

Bëhen nderime në Bregun e Diellit, ne vendin ku kanë rënë heroikisht heronjtë e kombit, Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Ora 14:00)

Aktiviteti “Ditët e Kuvendit 2018”, vazhdon takimet e deputetëve me qytetarë të Komunës së Kamenicës. (Shtëpia e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, ora 14:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe me rastin e 29-vjetorit të rënies së heronjve Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Bregu i Diellit në Prishtinë, ora 14:00)

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e lansimit të pullës postare për heronjtë Afrim Zhitia dhe Fahri Fazliu. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 15:00)

Fondacioni Lumbardhi dhe Iniciativa për Histori Gojore hapin ekspozitën “Modernitetët 1945-1989”, e realizuar me pjesëmarrësit e projektit Prizren Urban Memoryscapes. (Kinema Lumbardhi, ora 16:00)

Shfaqet premiera “Artisti i vetëm”, me autor dramaturgun gjerman Ralph Hammerthaler dhe aktorin Naim Berisha. (Teatri “Faruk Begolli” në Universitetin AAB, ra 18:00)

Ambasada e Francës në Kosovë prezanton edicionin e 18-të të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë. (Cineplexx, ora 20:00)