Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim pune kryetarët e komunave në kuadër të “Forumi Konsultativ Qeveri – Komuna”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 09:00)
Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon vizitë pune në Agjencinë Kosovare të Privatizimit. (Agjencia Kosovare e Privatizimit, ora 10:30)
Grupi i asambleistëve të LDK-së në Prishtinës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 11:00)
Prokuroria Themelore e Prizrenit mban konferencën, ku do të prezantohet raporti i punës për vitin 2018 dhe objektivat e kësaj prokurorie për vitin 2019. (Prokuroria Themelore në Prizren, ora 11:00)
Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillim të Politikave organizon tryezën në të cilën do të prezantohet publikimi “Parandalimi i radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm: Mësimet nga shembujt pozitivë të komunave të Podujevës dhe Suharekës”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)







