• Ish-drejtori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), Driton Gashi; inspektori i Përgjithshëm, Shkelzen Sopjani; dhe ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, intervistohen nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më 29 mars 2018. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N10) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 10:00Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim lamtumirës dhe dekoron komandantin e KFOR-it, Salvatore Cuoci. (Kabineti i presidentit)***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 10:00Promovohet libri “Kalvari Diplomatik i shtetit të Kosovës”, i autorit Shaban Murati. (Biblioteka Kombëtare, Prishtinë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 10:00Komisioni për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim shqyrton Projektkodin Penal, Projektligjin për përgjegjësinë disiplinore të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Projektligjin për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë etj. (Ndërtesa e Kuvendit, Salla N204)

  • 10:00.Organizata “Let’s Do It Kosova” organizon tryezë me qëllim të diskutimit të të arriturave në kuadër të fushatës “Ta Pastrojmë Kosovën”, të komunave të rajonit të Mitrovicës, nga data 15 shtator e deri më tani. (Villa “Vllahia”, Vllahi e Mitrovicës) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 10:30Sindikata e Zjarrfikësve do të mbajë protestë. Ata do të marshojnë deri para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës. (Nisja nga Parkingu i Pallatit të Rinisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 11:00Kryeministri Ramush Haradinaj mban ligjëratë para studentëve të Fakultetit Filozofik. (Fakulteti Filozofik, UP) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 11:00Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) organizon konferencën për media në të cilën do të paraqiten gjetjet lidhur me mënyrën se si operatorët ekonomikë në Kosovë po amnistohen nga veprat penale. (Zyra e KDI-së, Prishtinë)

  • 11:00Lëvizja FOL organizon diskutim, me ç’rast do të publikojë të gjeturat nga monitorimi i kontratës dhe procesin e shpronësimit për ndërtimin  e autostradës Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

  • 12:00Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, Péter Szijjártó. (Kabineti i presidentit) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 12:00Promovohet libri “Monument në parajsë” – monografi artistike kushtuar veprës së skulptorit të ndjerë Asim Lokaj. (Biblioteka Kombëtare “Pjetër Bogdani”)

  • 12:30Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, do të jetë nikoqir i homologut të tij nga Hungaria, Péter Szijjártó. Takimi mbahet në orën 12:30, ndërkaq në orën 13:15 mbahet konferencë shtypi. (Ndërtesa e MPJ-së) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 13:00Ministri i MPMS-së, Skender Reçica, lanson në konsultime publike Koncept Dokumentin për Shërbime Sociale dhe Familjare, të hartuara nga MPMS. (Salla e konferencave, MPMS) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 13:10

    Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me delegacionin e Hungarisë, të prirë nga ministri i Jashtëm dhe i Tregtisë, Péter Szijjártó, për implementimin e projektit të Sistemit Inteligjent të Transportit (ITS). (Objekti i Ministrisë së Jashtme) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 
  • 14:30Në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Edukimit Amerikan, American Advising Center Education USA organizon “Alumni Fair – Panairi i të diplomuarve në ShBA”. (Fakulteti i Edukimit, UP)

  • 15:50Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim ministrin e Jashtëm të Hungarisë, Péter Szijjártó. (Ndërtesa e Qeverisë) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 

  • 16:25

    Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, pret në takim ministrin e Jashtëm dhe të Tregtisë të Hungarisë, Péter Szijjártó. Vetëm pamje për medie. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P37) ***Ngjarja mbulohet me kamerë nga EO. 
  • 17:00“Free Movement of Goods” organizon diskutim mbi rregulloret dhe standardet e produkteve në BE. (Amfiteatri i ri i UP-së)

  • 19:00Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në performancën e artistëve nga Gjermania “Tape That”, organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë. (Teatri Kombëtar)