Vota e dyshimtë

Çfarë do të ndodhë me Qeverinë Hoti nëse Kushtetuesja e shpall të pavlefshme votën e Etem Arifit?

Kushtetuesja ka thënë që i ka dërguar ftesë partive për seancën që do mbahet online.

Që nga qershori, Gjykata Kushtetuese po e shqyrton një kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Këta të fundit në kushtetuese e kanë kontestuar votën e Ethem Arifit, i cili e kishte votuar qeverinë Hoti, ndonëse ishte i dënuar me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Partia të cilën e drejton ish kryeministri Albin Kurti, pretendon se vota e Arifit është e paligjshme.

Ndërkohë, Gjykata Kushtetuese, duket se po shkon drejt përfundimit të kësaj lënde .

Andaj ka caktuar edhe një seancë publike, ndërsa ftesat ua ka nisur palëve të përfshira.

Këtë e ka konfirmuar vetë ky organ përmes një përgjigje me shkrim

Parashtruesi i kësaj lënde, Lëvizja Vetëvendosje ka treguar që do merr pjesë në këtë seancë teksa kanë thënë që shpresojnë në një vendim të drejtë.

Çeku tutje tregon se çfarë ndodh nëse ky institucion më e lart e drejtësisë e shpall të pavlefshme votën e Etem Arifit.

Edhe në PDK u patën shpreh të gatshëm të marrin pjesë në këtë seancë.

Ndërkohë, zyra e kryeministrit nuk i është përgjigjur interesimit të televizionit nëse do të marrin pjesë në këtë seancë apo jo.

Një seancë publike, Gjykata Kushtetuese e pati mbajtur në vitin 2014 në atë që njihet si rast VLAN.