Çfarë do të ndodh sot në Kosovë

Bëhet pranim-dorëzimi i pajisjeve për Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (QKUK) nga granti i Qeverisë së Japonisë. (QKUK, ora 09:00)

Këshilli Studentor i Fakulteti të Edukimit në koordinim me kryetarët e grupeve të studentëve nga të gjitha departamentet bojkotojnë ligjëratat në lidhje me mospërfshirjen e tyre në bursa. (Fakulteti i Edukimit të UP-së, ora 10:00)

Shefja e Zyrës se BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova viziton Komunën e Gjakovës. (Kabineti i kryetarit të Gjakovës, ora 10:30)

Këshilli Studentor i Fakultetit të Arteve mban protestë për ta kundërshtuar vendimin e MASHT-it për konkursin e bursave. (Protesta nis para Fakultetit të Arteve, nga ora 10:30, për të vazhduar te MASHT-i)

Lansohet Rrjeti Ballkanik për Demokraci Lokale. (Qendera Kulturore e BE-së, ora 10:30)

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, mbanë konferencën “Qeverisja Haradinaj II”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00)

Mbahet ceremonia e inaugurimit të ndërtesës së re komunale në Viti. (Komuna e Vitisë, ora 12:00)

Mbahet takimi i radhës mes grupeve punuese të LVV-së dhe LDK-së. (Selia e LVV-së, ora 15:00)

Bëhet lansimi i produktit të parë të teknologjisë edukative “LABBOX” i zhvilluar në Kosovë. (Menza “Ramiz Sadiku”, ora 18:00)

loading…