Kryeministri

“Çfarë do të bëjmë me dasmat”? Rama: Doni ta kaloni muajin e mjaltit në ventilator?!

Kryeministri Edi Rama në një komunikim live në facebook ka folur në lidhje me rritjen e rasteve në dy ditët e fundit, ku janë regjistruar nga 18 raste.

Ai u shpreh se asnjë aktivitet në mjedise të mbyllura me më shumë se njerëzit e familjes nuk lejohet, nuk udhëzohet.

Rama: Çfarë të bëjmë me dasmat? Asnjë aktivitet në mjedise të mbyllura me më shumë se njerëzit e familjes nuk lejohet, nuk udhëzohet, por nuk duhet të ketë as vizita dhe as dreka e darka dhe jo më të kërcasin dasmat, për çfarë do të martohen njerëzit në këto dasma masive për të kaluar muajin e mjaltit me ventilator krah për krah njëri-tjetrit?