Çfarë dihet për kosovaren që u vra në Gjermani, raportohet se çifti ishin ndarë

Një kosovare 28-vjeçare dyshohet se u vra nga një burrë 37-vjeçar, të shtunën në një parking në Aachen të Gjermanisë. Sipas mediumit lokal gjerman, dorasi është partneri i ndarë i viktimës. Raportohet se i dyshuari ishte vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e së shtunës.

Mediumi gjerman shkruan se nga prokuroria nuk duan të thonë asgjë për armën apo krimin për momentin. Prokuroria publike të hënën nuk ka dhënë asnjë informacion të ri për marrëdhëniet personale mes 28-vjeçares së vrarë dhe sulmuesit të dyshuar. Autopsia dhe hetimet janë në vazhdim, vijon raportimi.

Në parkingun, ku gruaja u sulmua rreth orës 19:00 të së shtunës në mbrëmje dhe sipas prokurorit publik, vdiq në vend, të hënën kishte disa lule.

prokuroria është duke e hetuar rastin, ndërsa burri akuzohet për vrasje.

Raportohet se 37-vjeçari, i cili është vetëdorëzuar në polici mbrëmjen e së shtunës, dyshohet se ka vrarë partneren e ndarë prej tij.

Çifti thuhet se ishin të martuar.

I dyshuari për vrasjen ndodhet në paraburgim.