Kryesuesi i Bordit të AKP-së, Mentor Hyseni, ka dhënë informacione për aksionin e sotëm në veri, përmes të cilit AKP ka vënë nën kontroll një objekt që i takonte N.Sh. “Trepça Standard”.

Hyseni ka thënë se nga informatat e marra nga Policia, mësohet se në objektin në fjalë në Zveçan ka pasur aktivitete të paligjshme.

“Nga informatat e marra nga Policia, Janë gjetur materiale jo ligjore që janë përdorur për aktivitetet të paligjshme, s’besoj që jam kompetent për të folur për atë pjesë”, ka potencuar Hyseni në T7.

“Ka qenë i renovim nga etnitete të panjohura. Dhe me ndihmën e Policisë është vendosur në administrim. Çdo gjë që ka ndodhë aty ka qenë e jashtëligjshme”, ka thënë ai.

VIDEO BONUS: “Shyqyr që ma pruni Zoti me u kthy edhe niher në shpinë teme në veri të cilën qe 25 vjet nuk kam guxu as me e vizitu”