Ish Sprinteri

Central Coast Mariners vendosin ta largojnë Usain Boltin

Klubi australian Central Coast Mariners ka konfirmuar se periudha e stërvitjes të Usain Bolt ka marrë fund.

Bolt mbërriti në muajin gusht në Australi me qëllimin që të nënshkruante kontratë profesionale me Mariners por marrëveshja nuk u arrit me skuadrën e A-League.

Fituesi i 8 medaljeve të Arta në Lojërat Olimpike nuk iu është bashkuar stërvitjeve me ekipin prej fundit të tetorit teksa ishte në negociata me klubin australian, ndërsa Bolt ka falenderuar të gjithë stafin e Mariners që e kanë bërë të ndihet si në shtëpi, derisa i urojë suksese për të ardhmen.

Pronari i Central Coast Mariners, Mike Charlesworth kishte fjalë të mira për Usain Bolt i cili shënoi dy gola në debutim.

“Pavarësisht se nuk kemi arritur marrëveshje për vazhdimin e aventurës së Bolt te ne, ishim shumë të emocionuar që për një periudhë kishim në mesin tonë kampionin olimpik në sprint. Për Mariners ka qenë një kënaqësi të bashkëpunonim me Bolt në ëndërrën e tij për t’u bërë futbollist profesionist”, tha Charlesworth.

Në fillim të muajit tetor Bolt e pati refuzuar një ofertë që i kishte mbërrritur nga kampioni i Maltës, Valleta.